Artan (Marius) Tafani, është autori i grabitjes së ndodhur më 24 qershor në një pikë të këmbimit vaultor pranë ‘Unazës së Re’.
39 vjeçari është shpallur në kërkim nga Komisariati nr. 6 si autor i dyshuar i grabitjes së rreth 30 mijë eurove në një pikë të këmbimit valutor në Astir, dyshohet se nuk ka bashkëpunuar vetëm me Enio Mecajn, pronarin e garazhit ku u gjetën rrobat që kishte veshur për grabitjen dhe biçikletën.
Burime nga uniformat blu thonë se Tafani dyshohet se i përket një grupi të strukturuar kriminal edhe me anëtarë të tjerë, të cilët po verifikohen nga hetuesit.
Garazhi ku u gjetën materialet e sekuestruara dyshohet se përdorej si bazë e këtij grupi dhe është në një distancë prej vetëm 1 km nga pika e këmbimit valutor që u grabit në Astir. Brenda saj u gjet një makinë e llojit “Mercedes Benz”, e cila rezultonte e vjedhur në shkurt të këtij viti në Shijak.
Makina në fjalë është dërguar për ekspertizë dhe kontroll të imtësishëm për materiale ADN që mund të gjenden brenda saj dhe shenja gishtash. Hetuesit mendojnë se ajo është vjedhur për qëllime kriminale nga grupi dhe mund të përdorej kur të ishte e nevojshme.
Në muajt e fundit në Durrës janë rezultojnë të jenë vjedhur 4 makina, ngjarje akoma pa autorë dhe hetuesit po verifikojnë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën dorë vjedhje apo jo.
39-vjeçari Tafani akoma nuk është lokalizuar nga policia, por burimet thonë se ai rezulton të mos ketë dalë nga territori i vendit, të paktën në rrugë legale, referuar sistemit TIMS. Hetuesit kanë dalë në përfundimin se dy punonjëset e exchange që u grabit të shtunën e 24 qershorit nuk kanë lidhje me grupin kriminal.
Lini një Përgjigje