TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 13:12

Aksidenti në Korçë/ “Golfi” tërësisht i shkatërruar, viktimë mbeti një 41-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Korçë/ “Golfi” tërësisht i

41-vjeçarja Erjola Sinani ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë i cili ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.

Dy automjete u përfshinë në aksident, një automjet tip "Golf" dhe makina e firmës “Lajthiza” që transporton ujin. “Golfi” ku ishte pasagjere viktima, është thuajse tërësisht i shkatërruar.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Aksidenti në Korçë/ “Golfi” tërësisht i

Lini një Përgjigje