
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Kapshticë në Bilisht.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një pasagjer i një automjeti ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.
Forcat e policisë ndodhen në drejtim të vendngjarjes për të hetuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.
Ende nuk ka të dhëna të plota mbi shkaqet dhe identitetin e viktimës.
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje