TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 10:11

Zbardhet vrasja në Durrës, SPAK operacion kundër Avdylajve; firmosen dy urdhër-arreste (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet vrasja në Durrës, SPAK operacion kundër Avdylajve;

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), po kryhet një aksion në qytetin e Durrësit për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit. 

SPAK ka zbardhur një vepër të rëndë kriminale, ndërsa zbarkoi sot në Durrës.

Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK ka lëshuar një urdhër-arrest të ri për Astrit Avdylin, kreun e bandës së “Avdylajve”, i cili ndodhet në burg.

Po ashtu, urdhër-arrest i ri është dhënë dhe për nipin e tij, Aldo Avdyli, që dyshohet se ka qenë ekzekutori në këtë ngjarje kriminale, ndërsa nuk bëhet i ditur ende identiteti i personit që është ekzekutuar, ngjarje që ka ndodhur në Durrës.

Aktualisht, hetuesit e BKH-së janë duke ushtruar kontrolle në zonën e Durrësit, aty ku kanë banesën dhe zhvillojnë veprimtarinë këta persona të krimit. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe po ushtrohen dhe në zonën ku jeton ‘Rrumi’, por dhe në banesën e tij. Mësohet se vëllai i “Rrumit të Shijakut” u arrestua nga policia gjatë aksionit të SPAK.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.

Lini një Përgjigje