
SPAK ka zhvilluar një operacion gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, ku u kryen kontrolle dhe bastisje në disa banesa dhe ambiente të ndryshme biznesi.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Durrësit.
Mësohet se janë ushtruar kontrolle në banesat e emrave të njohur të botës së krimit. Bëhet me dije se është ushtruar kontroll në Durrës dhe banesën e Aleksandër Lahos i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’.
Raportohet se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në vitin 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa në pyetje u mor i vëllai.
Ndërkohë, sot në pranga ka rënë vëllai i Aleksandër Lahos, ‘Rrumit të Shijakut’, Vullnet Muça.
‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.
Një tjetër person i arrestuar nga aksioni i SPAK në Durrës është Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume.
Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator. Raportohet se aksioni është ndërmarrë për tjetërsim pronash.
Lini një Përgjigje