TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 08:49

Zemra e Saimir Sulës në Belgjikë për ADN, motra e të riut: Mund të falsifikojnë rezultatet, dua kampion të kryej vetë analizën!

Shkruar nga Pamfleti

Zemra e Saimir Sulës në Belgjikë për ADN, motra e të

Pas pesë vitesh zvarritje, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës që pretendohet se i përket Saimir Sulës, i cili humbi jetën gjatë pandemisë së koronavirusit në një spital në Spanjë, për analizën e ADN.

Zemra u soll nga Spanja në Shqipëri, por për faktin se ishte e vendosur në formalinë në vendin tonë nuk mund të kryhej analiza e AND-së që të mund të bëhej krahasimi me pas me profilin e nënës së saj dhe në këtë mënyrë të përcaktohej nëse zemra i përkiste Saimir Sulës apo ndonjë personi tjetër.

Për dy vite, zemra u mbajt në institutin e mjekësisë ligjore dhe vetëm këtë të mërkurë drejt Brukselit ka udhëtuar prokurorja e çështjes, një përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe motra e të ndjerit.

Majlinda Sula këmbëngul që të mund të ketë mundësinë të kryejë një analizë private, pasi thotë se ka humbur besimin tek autoritetet shqiptare.

Majlinda Sula pretendon se vëllai i saj Saimir humbi jetën si pasojë e dhunës së u ushtrua ndaj tij në spital në shtetin spanjoll. Mungesën e zemrës ajo e konstatoi kur solli në Shqipëri trupin e pajetë të vëllait të saj dhe para se ta varroste e dërgoi për autopsi pranë institutit të mjekësisë ligjore. Pas zbulimit tronditës Majlinda Sula bëri kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për trafik organesh.

Lini një Përgjigje