TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 10:09

Operacioni i SPAK në Durrës kundër ‘mafies së pronave’, zbardhen detajet; urdhër i ri arresti për ‘Rrumin’

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK në Durrës kundër ‘mafies së

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i SPAK që ka nisur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku deri tani janë arrestuar 3 persona, ndërsa është shpallur në kërkim Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Rrumi i Shijakut.

Operacioni po godet një rrjet personazhesh me lidhje politike, të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala duke dhënë detaje për operacionin në "News24", bëri të ditur se janë arrestuar 3 persona, ndërsa një të katërti i është komunikuar masa e arrestit me burg, në parabugim.

Konkretisht mes të arrestuarve është Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit” të Shijakut, i cili dyshohet për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, i cili ishte pjesë e listave të mbyllura të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë, pas hekurave përfundoi dhe Vlashi Draçi, i dyshuar si pjesë e skemës së tjetërsimit të pronave.

Po ashtu është firmosur një urdhër i ri arresti për Aleksandër Lahon, i njohur ne nofkën ‘Rrumi’, i cili ka pasur disa përballje me drejtësinë, ndërsa është shpallur në kërkim për skemën e tjetërsimit të pronave.

Lini një Përgjigje