
Zbardhen detaje nga sherri mes dy grupeve mbrëmjen e djeshme në Bilisht, ku dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Dyshohet se sherri ka nisur për shkak të një debat për ndarjen e parave të ardhura nga veprimtaria e paligjshme e kontrabandës së mallrave.
Mësohet se në sherrin e mbrëmshëm u përfshinë disa persona, ndërsa një prej tyre u plagos me thikë. Pas sulmit, i plagosuri ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve.
Policia ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar dhe një 37-vjeçar. Ky i fundit, pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në sherr, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.
Gjithashtu, procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin. Policia ka sekuestruar thikën e dyshuar të përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.
Si nisi sherri?
Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39-vjeçar me inicialet G.M. Raportohet se nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin.
Gjatë sherrit, 39-vjeçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje dhe do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;
Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precedent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.
Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje