Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Durrësit.
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit të SPAK në Durrës.
Mësohet se arrestimi i Enea Kume ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se shkaku lidhet me tjetersim pronash.
Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.
Prangosja e Enea Kume u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Posaçme në qytetit bregdetar.
Aksioni raportohet se është ndërmarrë për tjetërsim pronash. Kontrolle gjithashtu iu janë kryer edhe Aleksandër Lahos, personazh i krimit i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Vazhdoni se nuk kane fund këto gjera