Avokati Kujtim Cakrani ka deklaruar me bindje se ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim, do të lirohet brenda këtij muaji.
I pyetur nga gazetarja Anduena Llabani se kur e parashikon lirimin e zotit Meta, avokati u përgjigj: “Brenda këtij muaji do t’ua sjell në studio zotin Meta. Do ta keni në News24, me prova dhe me fakte.”
Anduena Llabani: Kur mendoni se zoti Meta do lerë qelinë?
Avokati Kujtim Cakrani: Brenda muajit do tua sjell në studio zotin Meta. E keni zotin Meta te News24 me prova dhe fakte.
Avokati Cakrani nuk dha detaje të mëtejshme mbi bazën ligjore të kësaj deklarate, por nënkuptoi se ekipi mbrojtës disponon materiale të rëndësishme që mund të ndikojnë në ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim me vendim të GJKKO-së, në kuadër të hetimeve për çështje që lidhen me pasuritë dhe akuzat për korrupsion, ndërsa vetë ai i ka cilësuar akuzat si të montuara politikisht.
Lini një Përgjigje