TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2025, 07:01

Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore, çfarë ndodh me motin ditën e enjte

Shkruar nga Pamfleti

Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore, çfarë ndodh me

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

Temperaturat kanë pësuar një ulje me rreth 10 gradë, krahasuar me ditët e fundit, ndërsa parashikohen edhe reshjet e para të dëborës.

Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore, çfarë ndodh me

Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore, çfarë ndodh me

Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1000 metër, dhe juglindje mbi 1100-1300 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 12-23m/s.

Në det, valëzimi i forcës parashikohet 4-6 ballë.

 

Lini një Përgjigje