TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2025, 21:37

Dekreti i Presidentit/ Kreshnik Spahiu: Zgjedhjet në Tiranë pezullohen vetëm me vendim të Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti

Dekreti i Presidentit/ Kreshnik Spahiu: Zgjedhjet në Tiranë pezullohen

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot 9 nëntorin si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë pa kryetar, përfshirë edhe Tiranën edhe pse Erion Veliaj ka bërë ankimim në GJK për të kundërshtuar shkarkimin nga detyra.

Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, tha se zgjedhjet në Tiranë mund pezullohen vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se GJK duhet që të dilte me një vendim për pezullimin e zgjedhjeve, pasi pranoi ankimin e Veliajt.

“Unë e vlerësoj situatën si një ping- pong gjykatash, të gjithë janë nga pak pjesë e lojës. Njerëzit duan që të lexojnë bardh e zi, pezullimi i zgjedhjeve është akt juridik kushtetues dhe mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese, e cila duhet që të flasin vetëm nëpërmjet vendimeve. Dhe unë prisja dje që Gjykata Kushtetuese do të pezullonte zgjedhjet dhe kjo nuk ndodhi. Pezullimi është akt juridik, duhet ta nxjerr një institucion dhe ai është GJK.

Ku është gabimi i presidentit nuk duhet që të thoshte se kujt gjykate duhej ti drejtohej. Për këtë shprehet GJK. Që të thoshte s’është kompetencë e jona por e saj Administrative. Është vënë me shpatulla pas muri ata që e kanë parë si të errët dekretin ende ka një dritë jeshile, nëse Veliaj i drejtohet gjykatës për një  masë të përkohshme për pezullimin e zgjedhjeve, atëherë gjykata është e detyruar që të shprehet për pranimin ose jo të pezullimit si në masë të përkohshme", tha ai në emisionin ‘Repolitix’.

Lini një Përgjigje