TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2025, 18:47

Kush do tronditet nga përgjimet e “Sky Ecc”? Zyrtarja e lartë e drejtësisë holandeze zbarkon në Tiranë, takim edhe me Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

Kush do tronditet nga përgjimet e “Sky Ecc”? Zyrtarja e

Dineke de Groot, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me krerët me të lartë të drejtësisë shqiptare.

Përveç takimeve në gjykatën e Lartë, ajo është takuar me zv/ministrin e Drejtësisë, i cili është edhe negociator për Kapitullin 23 të Acquis të BE-së, si dhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Këto takime ofruan një shans për diskutime produktive rreth rolit të gjyqësorit në pranimin e Shqipërisë në BE me fokus pavarësinë gjyqësore, efikasitetin dhe besimin e publikut si thelbësor për çuarjen përpara të procesit të integrimit”, njoftoi ambasada holandeze.

Duhet theksuar se Holanda ka pasur një rol të rëndësishëm në zbardhjen e bisedave në SkyEcc. Belgjika dhe Holanda kanë sjellë në SPAK me qindra dosje për bosët e krimit dhe nuk përjashtohet mundësi që në takimin me Dumanin të jetë folur dhe për këtë çështje.

 

 

Lini një Përgjigje