TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2025, 14:05

Bilanci/ Gushti me 159 aksidente dhe 22 viktima, e hëna dita me më shumë ngjarje

Shkruar nga Pamfleti

Bilanci/ Gushti me 159 aksidente dhe 22 viktima, e hëna dita me më

Në muajin Gusht 2025 numërohen 159 aksidente rrugore, nga të cilët 229 persona janë të aksidentuar. Sipas këtyre të dhënave krahasuar me muajin e shkuar, janë rreth 15 për qind më pak aksidente ndërsa shkaktarë në numër më të lartë janë drejtuesit e grupmoshës 45 dhe 59-vjeçar.

Ngjarjet më të shpeshta janë gjatë ditës së hënë dhe nga ora 19 deri në mesnatë. Vetëm në 14 raste shkak kanë qenë këmbësorët ndërsa në 145 të tjerat janë shoferët.

Tirana ku është përqendruar dhe thuajse një e treta e popullsisë shënon më shumë ngjarje, ndërsa në vend të dytë renditet Lezha e më tej Vlora.

Në raportin e INSTAT bëhet e ditur se përgjatë 8 muajve, në 16 raste shkaktarët janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa 197 persona të përfshirë në aksidente prej muajit janar dhe deri në gusht janë të moshës deri në 24 vjeç.

Megjithatë ka një rënie të numrit të aksidenteve rrugore por edhe të lënduarve dhe personave që kanë humbur jetën.

Për të vijuar me masat në rrugë, është propozuar një strategji kombëtare ku kërkohet digjitalizimi i të dhënave për hartën e aksidenteve.

Po ashtu, aty tërhiqet vëmendja për durimin për të kaluar rrugën, por dhe për mungesën e respektimit të sinjalistikës prej çiklistëve, drejtuesve të motorëve dhe përdoruesve të skuterëve.

Lini një Përgjigje