TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2025, 12:17

Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës nga Divjaka

Shkruar nga Pamfleti

Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8

8 mijë kg speca nga Divjaka janë bllokuar sot nga autoritetet e Kroacisë.

Mësohet se kjo sasi speci i kuq djegës e madhe është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preparate bujqësore të ndaluara. Bëhet me dije se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.

Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.

Gjatë muajit shtator në vendin tonë është tregtuar pjeshkë e importuar nga Greqia te e cila ka rezultuar se niveli i mbetjeve të pesticidit “Phosmet” është mbi normën e lejuar, i cili përbën risk për shëndetin e njeriut.

Ky pesticid mund të shkaktojë rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës dhe ndryshime të tensionit të gjakut. Njëkohësisht shoqërohet me problematika ne sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës. Bëhet me dije se sasia e pjeshkave të importuara nga Greqia është 7324 kg.

Lini një Përgjigje