
Ambasada njofton gjithashtu se gjatë kësaj kohe, edhe shërbimet për pasaportat dhe vizat që janë planifikuar do të vazhdojnë sipas mundësive.
Mbyllja e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka “prekur” edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Ambasada ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht me përjashtim të rasteve urgjente.
Ambasada njofton gjithashtu se gjatë kësaj kohe, edhe shërbimet për pasaportat dhe vizat që janë planifikuar do të vazhdojnë sipas mundësive.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Në Senatin prej 100 anëtarësh kërkoheshin 60 vota për të kaluar projektligji për shpenzime. Republikanët kishin propozuar që të zgjasnin financimin aktual deri në fund të nëntorit, me qëllim që të zhvilloheshin negociata për një plan për shpenzime afatgjatë.
Por, demokratët kërkuan që të riktheheshin qindra miliarda dollarë në shpenzimet për kujdesin shëndetësor, veçmas për programin për sigurime shëndetësore Obamacare për familjet me të ardhura të ulëta, që me gjasë administrata e Trumpit do ta largojë nga financimi.
Kjo është hera e parë që qeveria amerikane mbyllet pas mbylljes më të gjatë në histori, që zgjati 35 ditë, para pothuajse 7 vitesh dhe do të ndalojë punën në disa departamente dhe agjenci federale duke prekur qindra mijëra punonjës qeveritarë.
Çfarë do të thotë kjo për qytetarët shqiptarë?
Si rezultat, përditësimet në rrjetet sociale të Ambasadës do të jenë të kufizuara. Shërbimet e planifikuara konsullore (p.sh., aplikime për viza apo pasaporta) do të ofrohen vetëm nëse kushtet e lejojnë. Komunikimet do të kufizohen në raste urgjente të sigurisë.
Ky kufizim i punës së ambasadës vjen pasi qeveria amerikane ka ndaluar funksionimin e shumë agjencive federale pas mungesës së një marrëveshjeje për financimin e shpenzimeve të saj. Mbi 750 mijë punonjës federalë janë pezulluar përkohësisht nga puna, pasi agjencitë që konsiderohen “jo të domosdoshme” kanë ndërprerë veprimtarinë. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt edhe misionet diplomatike jashtë vendit, të cilat varen nga fondet e miratuara çdo vit nga Kongresi.

Lini një Përgjigje