TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2025, 07:22

Avokati: Shkarkimi i Veliajt urdhër politik, iu hoq e drejta për t’u dëgjuar

Shkruar nga Pamfleti
Avokati: Shkarkimi i Veliajt urdhër politik, iu hoq e drejta për
Rama dhe Veliaj

Avokati Saimir Visha e cilëson urdhër partiak vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.

Visha tha se atij iu hoq e drejta për t’u dëgjuar, ndërkohë po shkelet hapur edhe prezumimi i pafajësisë.  

"Ishte një urdhër partiak. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që pa e dëgjuar një person të merret një vendim i tillë. U shkel prezumimi i pafajësisë. Shpresoj që kjo të mos ndodhë në Kushtetuese. Tashmë pas vendimit të Këshillit të Ministrave, është në Kushtetuese. Nuk ka asnjë ndalesë që zoti Veliaj të paraqitet në seancë. 

Presidenti duhet të veprojë si institucion. Për ata persona që janë dorëhequr ka një vendim të formës së prerë. 

Këto nuk janë një palë zgjedhje normale, por fituesi do të marrë pjesën e mbetur të garës. Në rastin Veliaj që nuk është shpallur fajtor, në rast se deklarohet i pafajshëm nga togat e zeza, do të krijojë një ngërç gjyqësor. ", tha ai.

Lini një Përgjigje