
Shqipëria që po ndryshon: një vend në lëvizje, mes natyrës së egër dhe shpërthimit urban
Shqipëria është një vend në fermentim të vazhdueshëm, që po zhvillohet me ritme të shpejta. Tirana, kryeqyteti i saj, është një qytet i ri, plot gjallëri, një kantier i hapur urban ku ndërtesa shumëkatëshe lindin çdo muaj në çdo cep. Janë apartamentet e reja që po përgatiten për një valë të madhe migrimi të brendshëm që pritet të ndodhë në vitet e ardhshme: braktisja e fshatrave dhe zonave malore në favor të qyteteve dhe zonave të fushës.
Zona urbane e Tiranës shtrihet përgjatë një boshti të gjatë, dhe mes pallateve, në ditët e kthjellëta, mund të dallohet edhe Adriatiku. Këtu jemi në anën tjetër të Italisë, në Kepin e Otrantos, një pikë takimi mes Mesdheut dhe historisë së madhe, në territore ku janë zhvilluar beteja të shumta, disa edhe shumë të fundit. Shqipëria është një vend ende për t’u zbuluar, ku takohen thellësitë e Greqisë së Lashtë me aromën orientale të trashëguar nga Perandoria Osmane.

Në rrugët kombëtare, trafiku lëviz me ngadalë. Kolona të gjata në Tiranën metropolitane, një qytet që, nëse llogarisim zonat përreth, ka mbi një milion banorë, në një vend me rreth 2.5 milionë banorë gjithsej.
Klima e butë, ushqimi i mirë dhe mikpritja krijojnë një përzierje ideale për rritjen sociale dhe ekonomike të vendit. Euro ende nuk është prezente, çmimet janë të përballueshme për ata që vijnë nga jashtë dhe vizitorët ndihen të mirëpritur. Shumë italianë e zgjedhin tani Shqipërinë për pushime, një përmbysje e madhe në raport me të kaluarën. Megjithatë, ende ka shumë për të bërë: fushat plot me plastikë, sidomos në periferitë urbane, tregojnë se mentaliteti ndaj mbrojtjes së natyrës ende nuk ka ndryshuar. Por ky është një proces që do të vijë, nëse jo shpejt, me siguri do të vijë.
Nëse doni të largoheni nga qyteti dhe të përjetoni një eksperiencë më të egër dhe autentike, një nga atraksionet më të rëndësishme natyrore është lumi Vjosa – lumi i fundit i egër në Evropë, i shpallur Park Kombëtar në vitin 2023, falë një bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, organizatës EcoAlbania dhe markës së njohur të veshjeve “Patagonia”, e cila zhvilloi një fushatë ndërkombëtare pikërisht për mbrojtjen e tij.

Ky itinerar ofron shumë atraksione, ndonëse disa standarde ekologjike mbeten për t’u përmirësuar. Në Këlcyrë ndodhen ujëvarat e Vjosës, ku lumi me ujëra të kaltërta ndërthuret me shkëmbinjtë dhe gjelbërimin, një urë metalike dhe një kasolle e vogël plotësojnë peizazhin; aty mund të bëni ecje të bukura në kodrat përreth.
Në zonën Vjosë-Nartë, mos lini pa vizituar Zonën e Mbrojtur me të njëjtin emër. Shëtitoret prej druri (edhe pse pak të dëmtuara) kalojnë mbi duna rëre dhe kënetat e lagunës bregdetare, një strehë ideale për shpendët migratorë që ngrien në ajër në mbrëmje. Ndalesë më vete meriton edhe manastiri bizantin i restauruar – një zhytje në historinë e lashtë me efekt të garantuar emocional.
Për të apasionuarit pas natyrës dhe aventurës, rekomandohet rafting në segmentin midis Petranit dhe Rapkës (pranë Tepelenës).

Një nga pamjet më të bukura është ajo që të ofron Pylli, një park arkeologjik mbi një kodër, ku gjenden gjurmë të qytetërimit ilir, më pas grek dhe në fund romak, një stratifikim i qartë i historisë. Një pikë vëzhgimi ndodhet nën qytetin e Përmetit, aty ku lugina hapet për kilometra të tëra dhe e gjelbra ndërthuret me të kaltërtën e lumit të egër.
Gjatë rrugës do të hasni shumë restorante të vegjël lokalë (qiraja e një makine është e këshillueshme); mos u mashtroni nga pamja e jashtme jo gjithmonë moderne, zakonisht, ato fshehin shije të mrekullueshme dhe ushqim autentik.
Ja disa ushqime që duhet patjetër t’i provoni gjatë udhëtimit (për vegjetarianë dhe jo):
Fli – një gatim tradicional i Veriut të Shqipërisë, me shtresa të ngjashme me krepa të lyer me pana dhe të servirura me kos dhe gjalpë.
Djathë kaçkavall – i përgatitur me qumësht lope ose deleje.
Salcë kosi – një salcë me bazë kos që nuk mungon në asnjë tryezë shqiptare.
Byrek – i përgatitur me brumë të hollë (yufka) dhe mbushje të ndryshme: spinaq e djathë, mish të grirë, presh ose patate.
Mish qengji i pjekur me patate – një “must” për ata që nuk janë vegjetarianë.
Pilaf me pulë – oriz i butë me mish pule në salcë.
Jufka me pulë – një variant me fettuccine tradicionale.
/Përshtatur nga “La Stampa”
Lini një Përgjigje