TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Tetor 2025, 20:47

BE vendos sistemin e ri të kalimit në kufi, ja procedurat që duhet të ndjekin shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

BE vendos sistemin e ri të kalimit në kufi, ja procedurat që

Një tjetër ndryshim i madh po hyn në fuqi për udhëtarët shqiptarë drejt Europës. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka njoftuar se nga data 12 tetor 2025 nis zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili do të përfshijë regjistrimin e detajuar të çdo shtetasi jo-BE që hyn apo del nga vendet e zonës Schengen.

Sipas njoftimit, ky sistem do të regjistrojë automatikisht të dhënat e dokumenteve të udhëtimit, datën e mbërritjes dhe të largimit, si edhe të dhënat biometrike të udhëtarëve, përfshirë shenjat e gishtave dhe imazhin e fytyrës. “Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit dhe nuk ka asnjë tarifë shtesë”, – thuhet në komunikimin zyrtar të BE.

Fillimisht, EES do të zbatohet në mënyrë graduale në 29 vendet e zonës Schengen, duke hyrë në fuqi të plotë më 10 prill 2026. Deri atëherë, pasaportat do të vulosen si zakonisht, ndërkohë që mbledhja e të dhënave biometrike do të bëhet në faza, në varësi të pikave të kalimit kufitar.

Sistemi do të identifikojë automatikisht çdo rast të tejkalimit të afatit të qëndrimit prej 90 ditësh brenda një periudhe 180-ditore. Nëse autoritetet e një vendi europian refuzojnë hyrjen, informacioni përkatës do të regjistrohet gjithashtu në sistem.

BE thekson se ky mekanizëm do të rrisë sigurinë dhe transparencën, duke u mundësuar autoriteteve të evidentojnë shkeljet e rregullave të qëndrimit. Për shqiptarët që udhëtojnë shpesh drejt vendeve europiane, kjo nënkupton kontrolle më të detajuara, por edhe më shumë lehtësi në kalimin e kufirit, pasi të dhënat do të ruhen elektronikisht.

Nga 12 tetori 2025 nis zbatimi praktik, ndërsa pas datës 10 prill 2026, sistemi EES do të jetë plotësisht funksional në të gjitha pikat kufitare të jashtme të Bashkimit Europian.

4 Komente

  1. A
    Angjelin Tuci.

    Me pelqen disiplina e vendosur nga organizmat ligjore te BE.

    1. S
      Seit Agovi

      Shumë i drejtë vendimi i BE-s, për disiplinimin e lëvizjes.

      1. f
        fiqiri mali

        me pelqen shume mire

        1. M
          Medet Kotorri Durres-Albania

          It's a valuable information for us. Such kind of procedure means transparence and security. I do hope such informations to be forwarded to us from time to time after 12th October until 10th April,2026 from Your Esteemed Embassy.

          Lini një Përgjigje