
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rrëzuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Milan Laskaj, duke e rikthyer atë në detyrë. Vendimi u mor unanimisht nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesi Sokol Çomo, relatore Ina Rama dhe anëtaret Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj.
KPK e kishte shkarkuar Laskajn në mars të këtij viti, duke argumentuar se ai kishte bilance negative në kriterin e pasurisë. Por KPA, pasi shqyrtoi ankimimin, vendosi ndryshimin e këtij vendimi dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit. Në njoftim thuhet se ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
“Trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja ‘b’ të ligjit nr. 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve’, në mënyrë unanime vendosi ndryshimin e vendimit nr. 748, datë 27.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të Milan Laskaj,” thuhet në vendimin e shpallur nga KPA.
Lini një Përgjigje