TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2025, 08:10

Rrëshqitje gurësh në aksin kombëtar Burrel-Skuraj, bllokohet qarkullimi i automjeteve tek Ura e Ulzës

Shkruar nga Pamfleti

Rrëshqitje gurësh në aksin kombëtar Burrel-Skuraj, bllokohet

Moti i keq dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore.

Në aksin kombëtar Burrel–Skuraj, sa herë që ka reshje shiu, situata kthehet në një problem të përsëritur për qarkun e Dibrës.

Rrëshqitja e gurëve nga mali ka bllokuar qarkullimin në segmentin nga Ura e Ulzës deri në Skuraj. Edhe sot, në orët e para të mëngjesit, rruga u bllokua për disa orë në të dyja kahet, ndërsa punëtorët e firmës kontraktuese punuan për pastrimin dhe hapjen e saj.

Ky segment rruge mbetet tepër i vështirë për shkak të terrenit të rrezikshëm, ku rënia e gurëve është e shpeshtë. Përveç kësaj, mungesa e sinjalistikës orientuese e bën situatën edhe më problematike për drejtuesit e mjeteve.

 

 

 

 

 

 

bllokohet qarkullimi ura e ulzës rrëshqitje gurësh

Lini një Përgjigje