TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 10:25

Po dilte nga Shqipëria me mbi 53 mijë euro cash, kapet në Kakavijë 55-vjeçari nga Vlora

Shkruar nga Pamfleti

Po dilte nga Shqipëria me mbi 53 mijë euro cash, kapet në

Një 55-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të nxirrte nga Shqipëria mbi 53 mijë euro pa i deklaruar.

Sipas policisë, shtetasi A.XH., i kishte fshehur eurot në çantë, ndërsa shuma e parave është sekuestruar.

“U krye kontroll në çantën e shtetasit A. Xh., ku u gjetën 53 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, bëri me dije policia vendore.

Do kryhen hetime të thelluara për të zbuluar origjinën e këtyre parave dhe nëse kanë burime të ligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje