TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 11:54

Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, dyshohet se adoleshentja u hodh nga pallati pas problemeve familjare

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, dyshohet se

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në kryeqytet, ku një 16-vjeçare u hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”.

Fatkeqësisht, e mitura ndërroi jetë në vendngjarje. Sipas banorëve, adoleshentja u fut fshehurazi në pallat, duke pritur që të largoheshin punëtorët dhe më pas të kryente aktin e vetëflijimit.

Sipas burimeve nga policia, raportohet se vajza ka marrë këtë akt për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe problemeve familjare.

Deri tani, familjarët nuk kanë dhënë dëshmi në polici për shkak të gjendje së rënduar.

Zona ku 16-vjeçarja kreu vetëvrasjen është shumë larg nga banesa e saj.

Lini një Përgjigje