TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Tetor 2025, 12:29

Sherri mes të miturve në Kamëz, reagon policia: Konflikti nisi për motive të dobëta, tre 16-vjeçarë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sherri mes të miturve në Kamëz, reagon policia: Konflikti nisi

Policia ka dhënë detaje nga plagosja që ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një gjimnazi në Kamëz.

Mësohet se paraditen e sotme, rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamëz, në rrugë janë konfliktuar për motive të dobëta, disa të mitur, të moshave 15-17 vjeç.

Gjatë konfliktit, jane plagosur me mjet të mprehtë thikë dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, është plagosur lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se, në komisariat janë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

 

Lini një Përgjigje