Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Arrëz mëngjesin e sotëm ku ka humbur jetën një person.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se viktima është një 40-vjeçar, shofer i automjetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, ku 40-vjeçari Shkëlzen Lleshaj, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 40-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, forcat zjarrëfikëse po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti.
"Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën", njofton policia.
Lini një Përgjigje