
Policia ka shoqëruar në komisariat dy djemtë, shkaktarë të konfliktit që përfundoi në tragjedi mesditën e sotme në Roskovec.
Mesditën e sotme mbetën të vrarë me armë zjarri xhaxha dhe nip Lavdërim dhe Gramoz Kurtaj, pasi 49-vjeçari Artan Kuka i qëlloi për vdekje me automatik.
Në polici u shoqëruan djali i Altin Kukës dhe djali i Gramoz Kurtajt. Sipas dëshmive në vendngjarje shkak i konfliktit që përfundoi me dy viktima mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.
Në momentin e krimit, dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në qendër të fshatit, ndërsa u qëlluan me breshëri automatiku nga Altin Kuka, i cili më pas u dorëzua në polici së bashku me armën e krimit.
Lini një Përgjigje