TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2024, 15:35

Vrau xhaxha e nip në Roskovec, momenti kur policia shoqëron në komisariat autorin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Vrau xhaxha e nip në Roskovec, momenti kur policia shoqëron në
Autori i arrestuar

Publikohen pamjet kur autori i krimit të dyfishtë në Roskovec shoqërohet në polici. Altin Kuka vrau me kallashnikov xhaxha e nip pas një sherri, më pas lajmëroi policinë, e cila e prangosi. Ky është momenti kur ai shoqërohet në komisariat.

Vrau xhaxha e nip në Roskovec, momenti kur policia shoqëron në
Shoqërimi në polici

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

Vrau xhaxha e nip në Roskovec, momenti kur policia shoqëron në
Foto nga vendi i ngjarjes

 

Lini një Përgjigje