TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2024, 13:25

Aksidenti tek Kopshti Zoologjik 5 ditë më parë, humb jetën në spital 33-vjeçari që u përplas me trafikndarësen

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tek Kopshti Zoologjik 5 ditë më parë, humb jetën

Pas aksidentit të ndodhur 5 ditë më parë, në zonën e kopshtit Zoologjik në kryeqytete, mësohet se ka ndërruar jetë në spital 33-vjeçari.

Viktima u përplas me trafikndarësen dhe si pasojë mori dëmtime të rëndë që çuan në vdekjen e tij.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.09.2024, për një aksident të ndodhur në afërsi të nënkalimit të Parkut Zoologjik të Tiranës, ku shtetasi E. R., 33 vjeç, është përplasur me trafikndarësen, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje