TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2024, 13:03

Tragjike në Klos, humb jetën 22-vjeçari teksa po punonte me kabllot e internetit

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike në Klos, humb jetën 22-vjeçari teksa po punonte me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Klos. Një 22-vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte duke punuar me linjën kabllore të internetit.

Dyshohet se ai a rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.

Lini një Përgjigje