
Gjykata e Posaçme ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, anëtar i grupit kriminal që vepronte në Shijak.
Hajri akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 dhe do të gjykohet në mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjteshëm ndërkohe ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe 6 të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazës së fundit.
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, pasi dyshohet se vëllai i tij kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Angli.
Për shkak të dhunës së ushtruar në automjëtim tip “Range Rover” ai humbi jetën rrugës drejt një resorti në Shijak, ku është edhe vendi i fundit që ai është parë. Ndërkohë, trupi i tij ende nuk është gjetur.
Lini një Përgjigje