SPAK ka dhënë pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si "Kep Arapi", nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve në policinë e shtetit Dedan Gjoni.
Per Kep Arapin Spak kerkon denimin e tij me 7.6 vite burg por per shkak te gjykimit te shkurtuar u kerkua denimi me 5 vite heqje lirie, per Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kerkua denimi me 4.8 vite heqje lirie.
E njëjta kerkese u lexua nga SPAK ne pretenc edhe per Dedan Gjoni ish shefin e krimeve ne komisariatin nr e 6 dhe Dejvi Gjermenin per te cilet po ashtu u kerkua denimi me 4.8 vite burg me gjykim te shkurtuar.
Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ky hetim i SPAK nisi mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë.
Dinamika e ngjarjes
Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Rexhep Rapi dhe shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), kanë një konflikt të hershëm mes tyre që daton në vitin 2000, në qytetin e Savona-s të Italisë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Sali Rapi, i cili rezulton të jetë familjar i shtetasit Rexhep Rapi.
Vrasja e Sali Rapit, u dyshua se është kryer nga shtetasi Xhevdet Plaku dhe shtetasi B.P., të cilët dhe janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por më vonë Xhevdet plakur është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s, Itali.
Kështu në shenjë hakmarrje të vrasjes së shtetasit Sali Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku. Planifikimin e vrasjes Rexhep Rapi e ka bërë në bashkëpunim me të pëndehurit e tjerë të lartpërmendur.
Nga hetimet u provua, se Xhevdet Plaku, në datën 17.09.2019, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe pas shoqërimit të tij ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilin e ka njoftuar mbi faktin e ndalimin të Plakut.
Më pas Dedan Gjoni, i ka dërguar Dejvi Gjermeni, foton e Xhevdet Plakut, dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë.
Këtë informacion, Dejvi Gjermeni i’a ka dërguar më pas Algert Rapit, nipit te Rexhep (Kep) Arapit, dhe me pas ky i fundit sipas SPAK, është organizuar me njerëzit e tij, për të kryer vrasjen Xhevdet Plaku duke i dalë në pritë.
Vrasja nuk është kryer, pasi Gjermeni ka pasur frikë se informacioni i dërguar përmes aplikacionit mund të zbulohej më vonë, dhe për këtë arsye i ka thënë Algert Rapit, që Rexhep Rapi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon, sepse e kishin liruar.
Lini një Përgjigje