TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2024, 10:23

Shpërndante drogën e fortë sintetike LSD në kryeqytet, kapet “mat” i riu te ish-stacioni i Trenit; malli erdhi me postë nga Serbia

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante drogën e fortë sintetike LSD në kryeqytet, kapet

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion, duke goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta.

Në pranga është vënë një 20-vjeçar, i cili u kap në zonën e ish-stacionit të Trenit në kryeqytet.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij policia  i gjet dhe sekuestroi në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.

I arrestuar është shtetasi Erdi Kurti 20 vjeç, materialet për të cilin i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

"Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale."-njofton policia.

Lini një Përgjigje