TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2024, 10:28

La shtatzënë 14-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg 21-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

La shtatzënë 14-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur.

 Dritson Kurti u vendos në pranga 4 ditë më parë, pasi partnerja e tij e mitur solli në jetë foshnjën e tyre në maternitetin e Korçës.

Pas arrestimit nga policia familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka traditë martesat në moshë të vogël.

Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e partnerit të saj duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.

 “Ai s’më ka marrë me zor! Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. Ju thashë dje prindërve të mi. Ata ranë dakord.

Kam një fëmijë përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor.  Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?!  Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, u shpreh e mitura në një deklaratë për mediat.

Lini një Përgjigje