TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2024, 10:58

Aksident i rëndë në Kukës, një automjet bie në humnerë; humb jetën një 49-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Kukës, një automjet bie në

Një aksident i rënd ë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës. Një automjet tip ‘Mitsubishi’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humberë. Si pasojë 46-vjeçari i cili drejtonte mjetin, ka humbur jetën.

Në automjet ndodhej edhe vajza e mitur, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje