
Mësohet se i arrestuar është Tauland Ahmetsulaj.
Një 36 vjeçar është autori i ngritjes së dronit mbi burgun e Burrelit, dy ditë më parë, më 8 shtator 2024.
Drejtoria e Burgjeve, në bazë të informacioneve deklaroi atë ditë se kishim të bënim me një grup kriminal i cili po tentonte të fuste sende të paligjshme në burgun e Burrelit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.
Mësohet se i arrestuar është Tauland Ahmetsulaj.
Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
"Policia identifikon, kap dhe shoqëron në Komisariat, autorin e dyshuar të ngritjes së një mjeti inteligjent (dron), mbi ambientet e IEVP Burrel.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, menjëherë pas marrjes së njoftimit se mbi ambientet e IEVP Burrel, ishte konstatuar një mjet inteligjent dron, i cili u neutralizua nga punonjësit e sigurisë së burgut, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.
Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel.
Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti."-njofton policia.
Ditën e djeshme, prokurori i Dibrës Abaz Muça, që po ndjek rastin ka kërkuar nga IEVP Burrel listën e personave që kanë qënë dje në ajrim.
Dyshohet se përmes paisjes fluturuese Dron është tentuar të futet drogë, thikë ose sende të tjera të paligjshme.et
Për të identifikuar personat përgjegjës që futën brenda në burg dronin, me urdhër të prokurorit Abaz Muça, është kërkuar ekspertimi kompjuterik dhe daktiloskopik i gjurmëve të gishtave.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është urdhëruar të meren në pyetje të dënuarit që kanë dalë për ajrim pas dyshimeve se ndonjëri prej tyre ka lidhje me personin nga jashtë burgut që arriti të futë dronin në oborrin e IEVP-së Burrel.
Lini një Përgjigje