49-vjeçari Altin Kuka vrau me automatik Gramoz Kurtajn dhe Lavdimir Kurtajn.
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec, ku mbetën të vrarë 2 persona. Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj ka treguar detaje nga vrasja e dyfishtë që tronditi Roskovecin mesditën e sotme.
Sipas drejtorit të policisë, dyshohet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta. Ai shprehet se, djali i autorit ka pasur konflikte me dy viktimat. Hasanaliaj tha gjithashtu se 2 të ekzekutuarit janë xhaxha dhe nip. Mësohet se fëmijët janë zënë në shkollë një ditë më parë dhe situata ka degraduar deri në përfshirjen e të rriturve.
"Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të bashkisë Roskovec ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autor i ngjarjes kriminale, duke vrarë me armë zjarri automatik, dy shtetas, xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal, shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Policia në bashkëpunim me policinë e rrethit Fier po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Për momentin dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindjeje që ka pasur djali i tij me 2 viktimat", deklaroi shefi i policisë, Shpëtim Hasanaliaj.
Autori Altin Kuka ka qëlluar me automatik ndaj 2 personave, ndërsa këta të fundit ndërruan jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në fshatin Kurjan të Roskovecit, në Fier. Viktimat janë Gramoz Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj.
Autori Altin Kuka, 49-vjeç, u dorëzua në polici bashkë me automatikun.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje