TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2024, 16:17

Detaje nga krimi në Roskovec, autori i qëlloi viktimat brenda në lokal; dyshohet se nuk ka qenë vetëm në momentin e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga krimi në Roskovec, autori i qëlloi viktimat brenda në

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Roskovec, ku humbën jetën dy persona.

Gramos dhe Lavdimir Kurti, xhajë e nip, u ekzekutuan me automatik për motive të dobëta në fshatin Kurjan nga Altin Kuka.

Autori qëlloi në drejtim të tyre në ambientet e një lokali në pronësi të viktimave. Por sipas burimeve, dyshohet se autori i ngjarjes nuk ka qenë i vetëm në momentin kur ka kryer krimin dhe policia ka arrestuar edhe një person tjetër dy orë pas ngjarjes.

Shkaku i ngjarjes së rëndë është një grindje mes fëmijëve të tyre, që është regjistruar mbrëmjen e djeshme.

 

Lini një Përgjigje