
49-vjeçari Altin Kuka, autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec u dorëzua në polici pak pas krimit të rëndë ku mbetën të vrarë dy persona.
Autori është shoqëruar më pranga në duar në policinë e Fierit, ndërsa ka deklaruar se vrau Lavdimir Kurtajn dhe Gramoz Kurtajn (xhaxha dhe nip), pasi ishin zënë me djalin e tij disa ditë më parë.
“I vrava se u zunë me djalin”, tha 49-vjeçari në polici.
Konflikti mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e armës, ku 49-vjeçari i qëlloi për vdekje me automatik, të cilët humbën jetën në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike)”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje