TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2024, 17:23

Fqinjët flasin për krimin e dyfishtë në Roskovec: Viktimat dhe autori kishin marrëdhënie shoqërore

Shkruar nga Pamfleti

Fqinjët flasin për krimin e dyfishtë në Roskovec: Viktimat

Fqinjët e dy viktimave, Gramoz e Lavdosh Kurti dhe autorit Altin Kuka kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë në Roskovec të Fierit.

“Cilido të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Para një jave në kemi qenë bashkë, u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika”, tha njëri prej tyre.

“I njoh, janë vëllezër, ishin model i shoqërore, njerëz bamirës. Ai ishte tregtar kishte lokal, tjetri pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pularie. Ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit. Kishin marrëdhënie tepë shoqërore”, u shpreh një tjetër.

Kujtojmë se shkak i konfliktit mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve të tyre mbrëmjen e djeshme.

Në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit, kur janë qëlluar me bershëri atomatiku nga 49-vjeçari Altin Kuka, dhe kanë mbetur të vdekur në vend.

Pas ngjarjes, autori është dorëzuar në polici, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Policia po heton për të zbardhur krimin e rëndë.

 

Lini një Përgjigje