TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2024, 14:45

47-vjeçari humbi jetën gjatë aktit seksual, lihet në burg e reja në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

47-vjeçari humbi jetën gjatë aktit seksual, lihet në burg

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 37-vjeçaren me inicialet V.Sh, pasi akuzohet për ushtrim prostitucioni.

Dyshohet se pak ditë më parë, 37-vjeçarja ka kryer marrëdhënie seksuale me Çelnik Melçellarit, kundrejt pagesës. Sipas policisë, 47-vjeçari nga Sovjani me banim në Korçë, gjatë aktit seksual ka pësuar hipertension, çka i ka sjellë edhe vdekjen.

Në dëshminë e saj, edhe para trupit gjykues, 37-vjeçarja është shprehur se i ka kërkuar viktimës të telefonojë urgjencën e spitalit për të marrë mjekim, por ky i fundit nuk ka pranuar.

47-vjeçari ka ndërruar jetë brenda në automjetin e tij, në prezencë të V.Sh, e cila nuk ka lajmëruar as policinë për ngjarjen e ndodhur por është larguar drejt banesës së saj, aty ku është arrestuar pas gjetjes së shenjave të gishtërinjve brenda në automjet.

Lini një Përgjigje