TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2024, 13:16

Detaje nga dosja “Sky ECC” në Greqi, kush janë shqiptarët që u kapën të armatosur dhe me mijëra euro cash

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga dosja “Sky ECC” në Greqi, kush janë

Policia greke ka dhënë detaje nga operacioni i dy ditëve më parë për ekzekutimin e dhjetëra urdhër-arresteve në kuadër të një hetimi bazuar në komunikimet në platformat “Sky ECC” dhe “Encrochat”.

Sipas policisë, përveç celularëve, pajisjeve elektronike dhe automjeteve, mësohet se janë sekuestruar disa armë zjarri, një sasi parash cash por edhe dokumente pronësie në Shqipëri.

Gjatë ndërhyrjes së forcave speciale greke EKAM, disa prej të dyshuarve janë kapur ose në flagrancë të armatosur, ose u janë gjetur në banesë sende të paligjshme.

Sipas dosjes hetimore, sendet e sekuestruara e paligjshme të sekuestruara janë:

-Denis Grabocka është kapur me 1 pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

-Andon Salati është kapur me 1 pistoletë Glock dhe 5 fishekë, 94.210 euro, 7.400 lekë, 140 slot polake. 160 dirham.

-Nikolla Pando është kapur me 1 kg dhe 314 gram kokainë, 1 pistoletë, 3 krehëra, 1 silenciator, 49 fishekë, 4.350 euro

-Ermal Loli është kapur me 1 pistoletë, 58 fishekë, 1.500 euro

-Enea Pando është kapur me 1 krehër pistolete, 1 tytë arme, 272 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 11.170 euro, kartë identiteti false

-Aleksandro Pando është kapur me 28 fishekë, 31.150 euro, 1 orë Richard Mille

-Meriola Grabocka dhe Marjus Pashaj janë kapur me 37 gram kokainë dhe 3.580 euro

-Andrea Salati është kapur me 5.540 euro, 2 karta banke, 11 fotokopje titujsh pronësie në gjuhë shqipe lidhur me pasuri të palujtshme në Shqipëri, 1 kontratë noteriale shit-blerje prone me vlerë 100.000 euro, fotokopje transferte bankare 100.000 euro, faturë bankare 50.000 euro

-Kostandin Salati është kapur me 920 euro

-Armand Kola është kapur me 2.000 euro

-E vetmja që nuk është kapur me sende të paligjshme është Englantina Pando e njohur si “Ndina”, pronare e një dyqani në Athinë.

Sipas policisë, të dyshuarit jetonin në banesa luksoze në Greqi dhe udhëtonin me automjete të shtrenjta. Andon Salati dhe Denis Grabocka ishin ndërkohë edhe pronarë në hije biznesesh në Greqi. Salati madje në vitin 2016 ishte kapur nga policia shqiptare në Kakavijë në tentativë për të futur në Shqipëri 148 mijë euro cash, por u ndoq në gjendje të lirë.

Ndërkohë policia vazhdon kërkimet për kapjen e Elson Hajredinit dhe Viktorio Qytykut, të cilët rezultojnë të arrestuar edhe në nëntor 2020 në Greqi, si pjesë e një grupi të shpërndarjes së drogës. Gjatë operacionit atëherë ku u arrestuan 14 persona dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, u sekuestruan 10 kg marijuanë, 172 gram kokainë, 7 peshore, 2 pistoleta, 39.060 euro, 5 makina, 6 motorë dhe 36 celularë.

Lini një Përgjigje