39-vjeçari Engjëllush Ibrahimi është arrestuar në Cërrik pasi akuzohet për kultivim dhe shije të lëndëve narkotike. I riu është akuzuar nga Gjykata e Pejës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa është arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë.
I shpallur në kërkim nga Kosova, 39-vjeçari u kap në Cërrik për laboratorin e drogës ku i zbulua 1 ton kanabis. Autoritetet pritet të nisin procedurat për ekstradimin drejt Kosovës.
Ndaj tij, Gjykata e Pejës ka caktuar masën "arrest me burg" për 2 akuza “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Engjëllush Ibrahimi, 39 vjeç, banues në Cërrik.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, njoftoi policia.
Po në Cërrik, më 4 dhjetor u arrestua edhe Albano Saliu, i shpallur në kërkim nga Kosova për laboratorin e drogës të zbuluar më 27 shtator. Policia ka arrestua më herët po ashtu, Erjon Etemajn, ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim.
Lini një Përgjigje