TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2024, 11:34

Vendosnin baste sportive me celular, arrestohen 3 persona në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Vendosnin baste sportive me celular, arrestohen 3 persona në Shkodër

3 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi janë kapur duke organizuar lojëra fati me celular.

Mësohet se ata u kapën në flagrancë në dy lokale. Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale V. Gj., 28 vjeç, D. D., 38 vjeç, V. K., 44 vjeç.

“Arrestohen 3 shtetas, pasi u kapën në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale në Shkodër, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasit V. Gj., 28 vjeç, D. D., 38 vjeç, V. K., 44 vjeç, të tre banues në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje