
Një 75-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në lumin Buna.
I moshuari është pikasur në ujin e ftohtë të lumit Buna nga qytetarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Dy efektivë të policisë së Shkodrës, sapo mbërritën në vendngjarje u hodhën në ujë dhe arritën të nxjerrin nga lumi Bahri Gërbetin.
75-vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur pasi kishte disa probleme personale. “Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, tha 75-vjeçari në deklaratën paraprake.
Bahri Gërbeti është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje