TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2024, 09:00

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një person; plagoset shoferi

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një person;
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bypassin Mbrostar - Levan në vendin e quajtur kryqëzimi i Pojanit. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga, ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.

Sipas policisë, shoferi i automjetit ka mbetur i plagosur ndërsa pasagjeri është gjendur i pajetë jashtë automjetit. I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal Fier,  për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë për të normalizuar trafikun e automjeteve dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje