TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2024, 18:59

7 bidonë vaj ulliri dhe 4 steka cigare/ Skandal në Gjirokastër, Policia mban të bllokuar prej 5 orësh 2 autobusë me pasagjerë shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

7 bidonë vaj ulliri dhe 4 steka cigare/ Skandal në Gjirokastër,

Dy autobusë të mbushur me pasagjerë emigrantë shqiptarë të ardhur nga Greqia, po mbahen prej 5 orësh në hyrje të godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, me arsyetimin e kontrabandës së vajit të ullirit dhe stekave me cigare.

Pasagjerët emigrantë shqiptarë kryesisht nga veriu, të cilët udhëtonin nga Greqia drejt Shqipërisë në këto dy autobusë, janë shprehur të revoltuar për gjithçka që po ndodh prej pesë orësh me ta, pa u dhënë asnjë shpjegim nga ana e organeve policore rajonale të Gjirokastrës.

Këto të fundit po ndërmarrin veprime hetimore konkrete tek autobusët dhe pasagjerët, të cilët kishin marrë për në Shqipëri për konsum vetjak disa teneqe me vaj ulliri dhe steka cigareje dhe këto për përdorim vetjak.

Me tone shumë të ashpra pasagjerët shqiptarë kanë kërkuar që të vijojë udhëtimi drejt destinacionit që kanë, ndërkohë që e cilësojnë këtë veprim policor të paprecedent, pasi malli ushqimor që kanë blerë nuk është në kufijtë e deklarimit doganor apo kontrabandë.

Ata pretendojnë se janë vetëm 7 bidonë vaji dhe 4 steka me cigare, kurse aksioni bëhet nga Krimi Ekonomik dhe Antidroga. Policia e Gjirokastrës nga ana e vet nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë rast deri në përfundim te veprimeve proceduriale.

"Po na torturojnë, na janë shqetësuar fëmijët, po na marrin nga Kreta. Na mbajnë kot këtu, kemi orë që udhëtojmë dhe na mbajnë këtu", shprehet e indinjuar një grua pasagjere.

Lini një Përgjigje