
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci pak pas orës 13:00 ku dy persona kanë humbur jetën.
Policia e Shibenik-Kninit ka bërë të ditur detajet e aksidentit, ku njëri nga viktimat është një 58-vjeçar shqiptar.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën shtetërore D-8 në afërsi të Primoshtenit, ku një automjet i drejtuar nga njës shtetas shqiptar 58 vjeç, ka kaluar në kahun e kundërt të lëvizjes duke u përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas kroat 85 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa është plagosur rëndë edhe pasagjeri 52-vjeçar, që ndodhej në automjetin me targa shqiptare.
Lini një Përgjigje