
Kastriot Cenko ka mashtruar familjarët e bashkëshortes së tij duke shkruar në telefonin e viktimës, pasi e kishte vrarë dhe fshehur në papafingo trupin e saj të pajetë.
Një ngjarje e rëndë u zbulua në lagjen Ampelokipi të Athinës ku një 39-vjeçari shqiptar Kastriot Cenkou vu në pranga pasi vrau të shoqen me çekiç. Vrasjen e kreu të enjten e kaluar (28 Nëntor) dhe gjatë kësaj jave e futi trupin e pajetë të bashkëshortes të mbështjellë me çarçaf në qese plastike dhe e fshehu në papafingo.
Ditën tjetër dy fëmijët e çiftit kërkuan nënën e tyre, por autori u tha se ajo kishte shkuar në punë. Pas shkolle, ata i çoi në shtëpinë e të vëllait, por pa u thënë detaje të tjera dhe vetë qëndroi në banesë pa zbuluar se çfarë kishte ndodhur.
Siç shkruajnë mediat greke, teksa ditët kalonin, fëmijët kërkonin gjithnjë e më shumë për të ëmën. Kjo ka qenë pika që “theu” 39-vjeçarin shqiptar dhe pas 1 jave nga krimi shkoi në polici për të rrëfyer veprimet e tij. Trupi i pajetë i bashkëshortes së tij, i fshehur në papafingo kishte nisur të lëshonte aromë të rëndë në lagje për shkak të dekompozimit.
Në dëshminë e parë për hetuesit, shqiptari u shpreh se ishte bërë xheloz, pasi sipas tij, ajo kishte një marrëdhënie të fshehtë me shokun e tij të ngushtë. Siç shkruajnë të tjera media, gruaja kishte marrë një telefonatë dhe kishte shkuar në tualet të fliste më të. Në këtë momente, shqiptari vendosi që ta vriste. Fillimisht e goditi me çekiç dhe më pas e mbyti.
Autoritetet policore vazhduan kontrollet në shtëpinë ku ndodhi tragjedia dhe arritën të gjenin çekiçin që përdori shqiptari. Ai e kishte fshehur në papafingo, aty ku u gjet edhe trupi i pajetë.
Ndërkohë janë zbuluar edhe mesazhet që ai shkruante nga telefoni i gruas për familjarët e saj, në mënyrë që të mbante të fshehur krimin.
Kastriot Cenko ka mashtruar familjarët e bashkëshortes së tij duke shkruar në telefonin e viktimës, pasi e kishte vrarë.
Mesazhet në telefonin e motrës së të ndjerës janë publikuar edhe nga mediat greke.
“Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim në polici”, i ka shkruar autori motrës së viktimës në emër të saj.

“Tani jam në Patera, po pres të iki për Itali me mikun tim, kur të mbërrij do të marr unë, jam mirë, mos kini merak për mua, edhe mos i thuaj që Kacit që po iki në Itali se nuk i kam thënë gjë për Italinë se s’ka përse ta dijë.
O motra të thash jam mirë, mos bëni denoncim në polici se do më prishni punë, kur të kem kohë do të marr vetë në rregull i thuaj”, ka shkruar autori.
Pasi motra ka dyshuar në mesazhet e saj, i ka kërkuar që ta merrte me zë ose kamerë.
“Motër, nëse je vetëm, cili është problemi? Nëse dikush po të dëgjon, thuaj diçka, sepse në të kundërt, të duket sikur ke frikë ”, i shkruan ajo. Në një mesazh tjetër ai e pyet sërish se ku është, pasi donte të dëgjonte zërin e saj.
" Ku je?" Duam të dëgjojmë zërin tënd ”, i ka shkruar ajo, ndërsa autori i përgjigjet: “Të thashë që do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso . "
39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.
Sipas informacioneve, arsyeja pse Kastriot Cenko e kreu këtë veprim ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.
“E mori shoku im në kohën që ndodheshim në dhomën e gjumit dhe ajo u ngrit dhe foli telefon në tualet. M’u errësuan sytë dhe doja të hakmerresha”., ka thënë ai.

Sipas rrëfimit të tij, Cenko pas kësaj situate mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Pasi ajo humbi ndjenjat, 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në papafingo.
Krimi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.
Të nesërmen, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë, ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.
Më pas ai i dërgoi në shtëpinë e vëllait të tij dy djemtë dhe pas rreth një jave vendosi të merrte në telefon policinë dhe të tregonte krimin./ Pamfleti
Lini një Përgjigje