TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2024, 13:55

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, prokuria mbyll hetimet dhe i komunikon akuzat killerit Ruben Saraiva 

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, prokuria mbyll hetimet dhe i komunikon

Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet në lidhje me portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen me pagesë të biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Shëngjin vitin e kaluar.

Nën masa të forta sigurie, 29-vjeçarit u paraqit këtë të premte (6 Dhjetor) në Prokurori, ku ju komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Dosja penale tashmë pritet të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 të akuzuarit e tjerë, mes të cilëve 4 shtetas anglezë, të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe. Më 27 Gusht gjykata britanike vendosi ekstradimin e 3 nga 4 prej anglezëve.

Shqiptari Edmond Haxhia, po i arrestuar atje, gjithashtu ndodhet në proces ekstradimi. Ai dyshohet si porositësi i krimit për motive gjakmarrjeje, në emër të kushërinjve të tij, familjes Lekstakaj.

Krimi dyshohet se është kryer me motive gjakmarrjeje, kurse i dyshuari si killer, portugezi Saraiva, nuk e ka pranuar akuzën e vrasjes.

Më 1 Nëntor portugezi kërkoi lirimin për mungesë provash, por u refuzua dhe mbeti në paraburgim. Më 2 Janar të këtij viti portugezi Ruben Saraiva doli në Gjykatën e Lezhës për masë sigurie pas arrestimit dhe ekstradimit më 31 Dhjetor 2023 nga Maroku, teksa mori "arrest me burg", masë në të cilën dhe ndodhet aktualisht.


 

Lini një Përgjigje