TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Dhjetor 2024, 11:12

Bisedat e të burgosurve në “Sky Ecc”, zbardhen detajet si zyrtarët i ndihmonin kriminelët të fusnin vajza në qeli

Shkruar nga Pamfleti
Bisedat e të burgosurve në “Sky Ecc”, zbardhen detajet si
Bisedat e të burgosurve në “Sky Ecc”

Përveç atentatit të shqiptarit Ari Papa, media greke zbulon se në komunikimet e “Sky Ecc” janë zbardhur rreth 70 raste të trafikut dhe shitjes së drogës duke përfshirë Shqipërinë, Greqinë e Spanjën.

Mes personave të përfshirë në komunikime është edhe një i ri shqiptar i ekzekutuar në Shqipëri me shpërthim eksplozivi në automjetin e tij.

Në bisedat e zhvilluara gjithashtu ka dëshmi të disa anëtarëve që kanë qenë të burgosur në burgun e Koridhalos dhe që gëzonin privilegje të veçanta, madje duke arritur me ndihmën e zyrtarëve të futnin edhe vajza e gra në burgje.

Lidhur me trafikun dhe shitjen e drogës, mësohet se vlera totale e lëndës narkotike që kishte kaluar në duart e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale arrin në 7.200.000 euro. Pastrimi kryhej me kompani makinash me qira, me bileta fituese në baste dhe me sistemin Hawala.

28 urdhër arreste janë lëshuar deri më tani në Greqi, ndërsa 6 grupe kriminale janë të përfshira në këtë hetim.

Një nga krerët e grupeve kriminal, sipas bisedave, rezulton një shtetas i përfshirë në tentativën e vrasjes së një shqiptari në shkurt 2021. Pjesë të rëndësishme në grup ka edhe një 36-vjeçar grek, aktualisht me banim në Bordo, me masën ndalim dalje nga Franca, i përfshirë në trafikun e 1.5 tonë kokainë në korrik 2017 në Francë. Një tjetër i përfshirë, shofer kamioni, rezulton i arrestuar në maj 2020 në një port të Italisë, duke transportuar 140 kg marijuanë. Ai ishte nisur nga një port grek.

Sipas të njëjtave burime, janë zbardhur rreth 70 episode të trafikut dhe shitjes së drogës, në periudhën mars 2020 – mars 2021. Shumë nga këto episode përfshijnë Shqipërinë. Bëhet fjalë për veprimtarinë e të paktën 5 grupeve. Një ndër linjat e trafikut ka qenë ajo e marijuanës midis Spanjës, Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë edhe atë të llojit SKUNK e cila fshihej në furgona. Gjithashtu janë zbardhur edhe episode të trafikut dhe shitjes së kokainës, mes Athinë dhe Mykonos.

 

bisedat e të burgosurve në “sky ecc”

Lini një Përgjigje